BB6, Joana lidhet me një të tretë




Njëra nga pjesëmarrëset ne edicionin e sivjetmë të “Big Brother Albania”, Joana, ka arritur të krijojë një situatë mjaft konfuze sa u përket lidhjeve të saj.

Ajo ka një të dashur jashtë shtëpisë, Janin, me të cilin është e lidhur qe gjashtë vite, por ka pranuar se ndjen diçka për Anaidin, me të cilin ka krijuar një lloj lidhjeje. Sjellja e saj shpeshherë është ë pakuptueshme. Joana herë afrohet e herë largohet nga Anaidi, ndërkohë që thotë se e dashuron akoma të dashurin që ka lënë jashtë shtëpisë.
“Unë e dua akoma Janin dhe ndoshta kthehem me të kur të dal, por vlerësoj shumë edhe Anaidin, nuk ia hedh poshtë as atij për momentet që më ka qëndruar pranë këtu brenda”, ka deklaruar Joana.
Për më shumë, ajo ka krijuar afërsi edhe me Edberin, me të cilin afrohet sa herë që distancohet ose mërzitet me Anaidin. Ditë më parë, teksa Anaidi hyri në dhomë për t’i thënë se mëngjesi i saj ishte gati, e gjeti Joanën duke u puthur e përqafuar me Edberin.