Reagimi i Joanës gjatë spektaklit të së shtunës, pasi mori dhuratat nga ish i dashuri i saj Jani, i ka befasuar të gjithë, veçanërisht Anaidin, më të cilin ajo ka krijuar një lidhje më tepër se miqësore brenda shtëpisë.
Pas spektaklit të rinjtë kanë biseduar rreth raportit që duhet të kenë me njëri-tjetrin në shtëpi. Anaidi e ka këshilluar Joanën që t’i qëndrojë larg, pasi fakti që e ndjeu afër të dashurin nga surpriza dhe dhuratat e tij, do të thotë që ndien për të dhe se duhet të jetë me të.
“Duhet të respektosh më shumë veten, prandaj duhet të më qëndrosh larg”, transmeton BalkanWeb fjalët e Anaidit.
Nga ana tjetër, Jonana i kërkoi atij që t’i qëndrojë pranë, ndërsa tha se nuk ka marrë asnjë vendim për t’u rikthyer me Janin. “Unë e kam respektuar veten dhe nuk kam marrë një vendim për t’u kthyer me të. Kam nevojë për ty, dua të të ndjej pranë”, ka thënë tha ajo, ndërsa Anaidi është shprehur se po mendon për të mirën e saj në këtë rast.
Më pas ata shkuan në dhomën e gjumit dhe pas insistimit të Joanës vendosën te flenë sërish bashkë.