Publikohet kënga e re e J.Lo

Ylli i muzikës pop, Jennifer Lopez, është duke punuar në albumin e ri që pritet të dalë në shitje në fund të këtij viti, ndërsa në internet ka ‘rrjedhur’ kënga “What Is Love (Part II)”.


Kënga është vazhdim i temës “(What Is) Love?” të filmit nga viti 2010, “The Back-up Plan”, në të cilin J.Lo e ka luajtur rolin kryesor.
Ky është projekti i parë muzikor i 43-vjeçares në dy vitet e fundit, pasi ajo ka qenë e angazhuar në jurinë e spektaklit për talentë, “American Idol”