Enca: Meshkujt kanë frikë nga femrat e fuqishme


Enca Haxhiaj mendon se meshkujt kanë filluar të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj femrave, dhe kjo falë “femrave të zgjuara”.

“Është shumë e vërtetë. Meshkujt janë mësuar të trajtohen si superiorë ndaj femrave në shoqëri, jo prej vlerave të tyre, sesa për faktin që janë meshkuj”.
“Por kjo gjë po ndryshon dhe do të ndryshojë me kalimin e viteve. Kuptohet, për sa kohë të ekzistojnë femrat e zgjuara, të fuqishme dhe të suksesshme”, ka thënë Enca gjatë një interviste për mediat shqiptare.