Olta: Me Ilirin nuk kam asgjë, Viganin e putha miqësisht


 Olta, banorja që la shtëpinë e “Big Brother” këtë javë, ishte e ftuar në studion e Fan Club ku tregoi se si e përjetoi aventurën e saj brenda shtëpisë. Vajza nga Burreli, e cila jeton prej vitesh në Angli, foli për marrëdhënien e saj me Ilirin duke thënë se nuk ka asgjë mes tyre dhe se ato që i bashkonin ishin thjesht shakatë.

“Me Ilirin kuptohesha. Ato që kanë thënë gazetat mi ka thënë edhe vetë Iliri mua aty brenda. Ishin vetëm shakatë në mesin tonë. Mbase çiltërsia ime keqkuptohet jashtë sikur është diçka më tepër se ç’është në të vërtetë. Unë shoqërohem me meshkuj si shokë dhe me Ilirin kam fjetur në të njëjtin krevat, ashtu siç kam fjetur edhe me Elonën”, ka treguar ajo.
Gjatë përshëndetjes së banorëve të tjerë, pasi mësoi se ishte ajo e eliminuara e javës, u shkëmbye një puthje në buzë mes Oltës dhe Viganit. Ajo sqaroi se nuk ishte hera e parë që bënte diçka të tillë duke lënë të kuptohej se ishte miqësisht.
“Kam puthur Viganin dhe Edberin në buzë. E kam puthur edhe herë të tjera Viganin në buzë jo vetëm mbrëmë. Për mua ishte një arush”, ka sqaruar Olta.