Katër mënyra për të kaluar nga miqësia në dashuri


Të gjithë e kemi nga një mik të mirë, me të cilin do të donim të kishim diçka më shumë se kaq. Ja disa mënyra se si duhet të veproni për të kaluar nga miqësia në dashuri në një kohë shumë të shkurtër.
Tregojini që jeni e kërkuar!

Ky është instinkti bazik i meshkujve. Të gjithëve u pëlqen një femër shumë më shumë, nëse ajo dëshirohet nga të tjerët dhe nëse meshkujt e tjerë rreth tyre mendojnë se ajo është atraktive. Nëse mund t'ia dëshmoni se jeni e dëshiruar nga të tjerët, ky do të jetë hapi i parë për të dalë nga zona e miqësisë.
Mos e merrni hapin e parë!
Nuk duhet t'ia bëni të qartë atij se ju e dëshironi në një tjetër mënyrë. Nuk duhet ta telefononi gjatë gjithë kohës, nuk duhet t'i flisni çdoherë e para, nuk duhet që ta bëni të mendojë se jeni një e çmendur e obsesionuar, e cila nuk di të largohet.
Bëhuni ‘e vështirë për t'u pasur’!
Kjo është një nga këshillat më të shpeshta në këtë aspekt. Kjo është zgjidhja e shumë problemeve që keni. Kur keni një moment flirtimi, apo shakaje çka do që të jetë, mos u lëshoni tërësisht. Bëjeni që të mundohet pak më shumë që t'ju bëjë përshtypje. Në këtë mënyrë ai do të mendojë se ku qëndron me ty dhe nuk do të jetë i sigurt që ju ka në dorë tashmë.
Merruni me gjëra të tjera!
Në këtë mënyrë kur ai t'ju ftojë për të dalë, ju do t'i tregoni se keni gjëra të tjera për të bërë. Bëhuni e zënë edhe nëse nuk keni shumë gjëra të tjera në plan. Në këtë mënyrë ai do të ndjejë mungesën tuaj dhe do t'ju dëshirojë më shumë. Injorojini edhe mesazhet e tij, mos i ktheni ato në momentin e parë që i pranoni.