Pse nuk është mirë t’i kontrolloni partnerët në internet?

  Është bërë shprehi tani më, personin që na pëlqen ta kërkojmë në internet. Tani më askush nuk kërkon numrin e celularit, por menjëherë e shton si mik në Facebook.                                                       

Femrat posaçërisht kanë shprehi që t’i kontrollojnë ata me të cilët dalin në takim apo duhet të dalin në të ardhmen. Por sa është kjo e mençur?
Problemi është se ajo që e dini përpara për njeriun me të cilin takoheni, do të pengojë rrjedhën e komunikimit. Numri më i madh i informacioneve janë të dëmshme. Ja përse. Një studim i bërë nga portali Match.com ka treguar se 49% e femrave do të refuzonin ndonjë takim, nëse do të gjenin ndonjë informacion “on line” që nuk iu pëlqen.
Psikologu Eli J.Finkel, thotë se njerëzit mundohen që ti gjejnë pikat e përbashkëta me personin, duke u interesuar në internet, por nuk eksiton asnjë garanci se ato informacione që i gjejnë në internet janë reale. Ajo që është e nevojshme është dozë realiteti dhe kontakt përballë njëri tjetrit që t’i zbuloni shumë gjëra. Përveç kësaj, hulumtimet tregojnë se njerëzit reagojnë në mënyrë shumë kritike ndaj atyre që i kanë kontrolluar paraprakisht në internet.
Sa më shumë informacione që të zbuloni, aq më shumë e gjykoni njeriun dhe kur të vjen radha të njoftoheni me të, ju veç më dini edhe më shumë nga ajo që duhet dhe e gjykoni edhe nëse nuk i dini rrethanat. Në këtë mënyrë shumë njerëz prej përpara i sabotojnë lidhjet që kanë potencial.