“Ngjallet i vdekuri”

Familjarët dhe miqtë e pikëlluar të Brighton Dama Zanthe kanë përjetuar shokun më të madh në jetë, kur gjatë ceremonisë së varrimit e kanë parë “të vdekurin” duke lëvizur në arkivol.



34-vjeçari vuante nga një sëmundje kronike dhe ishte menduar se ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Zimbabve.
Mirëpo, shefi i tij i punës, Lot Gaka, e kishte vërejtur duke lëvizur gjatë momentit kur i ishte afruar për t’i dhënë nderimin e fundit.
“E vërejta se këmbët e tij po lëviznin kur u afrova që ta shihja trupin për herë të fundit. Nuk mund të besoja në atë që shihja”, ka treguar ai.
Të pranishmit në funeral kishin filluar të iknin nga frika se Zanthe ishte çuar lugat për t’i ndjekur nga vdekja.
Megjithatë, shefi i tij e ka thirrur ambulancën dhe e kanë dërguar në spital, ku ka qëndruar një natë dhe është shëruar dhe është kthyer në shtëpi.
“Nuk e di çfarë ka ndodhur, vetëm e di se u zgjova në spital i lidhur për aparatet për frymëmarrje. Më është dhënë edhe një shans i dytë”, ka deklaruar Zanthe.