Bosi i Virgin humb bastin, vishet si stjuardesë (Foto)

Manjati britanik, Richard Branson, u ka shërbyer pasagjerëve gjatë një fluturimi nga Perth i Australisë, në Kuala Lumpur të Malajzisë, për të respektuar humbjen e një basti me rivalin Tony Fernandes, pronar i AirAsia.
“Gjëra të ngjashme kam bërë gjithmonë, por kjo do të jetë më e mira. Duhet vetëm të mësohem me takat e larta”, ka thënë Branson, që ka humbur bastin mbi Formula 1, ku sipas tij do të arrinte rezultatet më të mira, Marussia Virgin e tij sesa Team Lotus e Fernandes.
Pjesa më e madhe e të ardhurave nga biletat e fluturimit do të shkojnë për bamirësi dhe padroni i AirAsia ka ofruar dy gratis në Twitter.
Fernandes ka punuar me Bransonin përpara krijimit të kompanisë së tij dhe gjithmonë e ka konsideruar atë si udhëzuesin e tij më të mirë. /BW/