Ariu hyri brenda në automjet (Video)

Evan Nielsonit nga Truckee i Kalifornisë i ka ngjarë diçka e pazakontë – ai e ka gjetur një ari brenda automjetit të tij.


Kafsha ka arritur ta hapë derën dhe të hyjë brenda.
“Në një moment, ariu i mbante shputat në timon dhe me hundë shtypte sirenën”, ka treguar Nielson, i cili ka arritur ta xhirojë ngjarjen me telefonin e tij celular.
Duke mos mundur që ta marrë nën pronësi automjetin e tij, pronari është detyruar që të kërkojë ndihmë nga policia,
Ndërsa pasi e kanë larguar kafshën, ai ka vërejtur se brendia e automjetit ishte shkatërruar tërësisht.