
Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili, jep sonte një koncert recital në Pallatin e Kongreseve ne Tirane.
Këngëtari rikthehet pas pesë vitesh me një koncert recital, në të cilin nuk do të mungojnë dhe shumë të ftuar si Artiola Toska, Zyliha Miloti, Gëzim Kruja, Besnik Çinari, Muhamet Çekini, parodistët e Vlorës dhe grupi i këngëtarëve shkodranë.
Listës së këngëtarëve te ftuar i shtohet edhe kengetari nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi (Xeni).
Koncerti vjen me titullin "Aroma e këngës popullore". Janë rreth 18 këngë që do të interpretohen në këtë koncert recital dhe një pjesë e madhe e këngëve do të jenë live. Nuk mungojnë dhe artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. “Do të kemi dhe duete, dhe janë këngë të reja që nuk janë interpretuar më herët. Janë kompozime të reja vetëm për këtë recital, si me Artiolën, por dhe me Shkëlzenin”, transmeton BW një deklaratë te Qamilit.
Sipas organizatorëve të koncertit, ka pasur një interes të madh për biletat dhe janë shitur mbi dy mije cope.