Vesa Luma ja pse nuk ju besoj Gazetareve !!

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, është shqetësuar së fundmi shumë kur ka mësuar se një prej bisedave të saj me një prej miqve të saj gazetarë është keqkuptuar.
Vesa LumaIshte raportuar nga mediat shqiptare se Vesa Luma kishte deklaruar es meshkujt shqiptarë janë pa stil dhe pse vishen me rroba false dhe jo origjinale. Madje, këto pohime të saj drejt meshkujve ishin quajtur edhe ofenduese.
Sidoqoftë, krijuesja e hitit “24 Orë” ka reaguar ashpër në profilin e saj zyrtar në Facebook, duke aluduar se është tradhtuar nga një prej miqve të saj gazetarë.
“Rastësisht e pash në një faqe interneti këtë shkrim. A thua sa i ligë e sa s’mir mund të ketë një person për të bërë këtë? Si mundem ta ofendoj dike duke e gjykuar në veshje? Jo vetëm që nuk është në natyrën time, por është shumë e ulët nga ana e atyre që kanë menduar se me një shkrim apo një titull mund të kenë ndonjë shitje plus me gazetën e tyre”.
“Kjo ma vulos mendimin që të jesh i hapur e i sinqertë me disa nga ‘gazetarët’ tanë (gjë që unë e kam bërë duke e kuptuar punën e tyre), është si t’ia ngulësh thikën vetes”, ka deklaruar Vesa në Facebook.