Rihanna: E kam nga nëna ime


Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna ka festuar ditëlindjen e së ëmës. Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale të saj së bashku me të ëmën.
Në një fotografi të publikuar, Rihanna duket sikurse e ëma, me flokë të shkurtër dhe tejet të ngjashme me njëra tjetrën.
“E kam nga nëna ime”, ka përshkruar këngëtarja këtë fotografi.
Përveç urimeve më të përzemërta për të ëmën, Riri ka shprehur edhe dashurinë e pa kusht që ndjen ndaj saj.