Receta për ditën e përkryer: 36 minuta punë dhe 106 minuta sek...






Rekomandimi vjen nga dy dijetarët amerikanë, dr. Christian Kroll, hulumtues në “Jacobs University Bremen” dhe Dr. Sebastian Pokutta, shkencëtar në “Georgia Institute of Technology”, të cilët janë përkushtuar për të klasifikuar aktivitetet e ditës së bazuar në kënaqësinë që ato ofrojnë.

Kjo recetë studiuesve kërkon një proporcion adekuat të kohës të përkushtuar për punën dhe hapësirës për të bërë atë që ju dëshironi.
Për të plotësuar gëzimet e jetës, për të marrë maksimumin e mirëqenies dhe lumturinë, 106 minuta duhet kushtuar seksit, ndërsa në punë vetëm 36 minuta. Këto janë rezultatet e një studimi të dedikuar për optimizimin e kohës në ditë për të promovuar jetesë të mirë.
Metoda e dy studiuesve quhet Metoda e Rindërtimit të Ditës, dhe është e fokusuar në çështjet e mëdha të jetës, të tilla si puna, martesa, shitjet, dhe njohja e perceptimi emocional që njerëzit kanë për jetën e tyre. Kjo metodë u krijua në vitin 2004, dhe me këtë sistem janë analizuar 909 femra. Në punën e tyre, të dy studiuesit kanë prezantuar një analizë, e fokusuar gjithmonë në perceptimin e mirëqenies, për optimizimin e kohës në ditë që zgjat 16 orë, pra duke përjashtuar periudhën tetë-orëshe, për të fjetur.
Të dhënat tregojnë një tregues të thjeshtë: një ditë e përkryer duhet të jetë e dedikuar për të bërë atë që ne dëshironim. Dhe numrat në dorë, për bërjen optimale të aktiviteteve të ndryshme janë caktuar 36 minuta për të punuar kundër atyre 106 për seks. Gjithashtu, 82 minuta vlerësohet se duhet kushtuar marrëdhënieve sociale dhe 75 minuta për ushqim.
Për të kuptuar se si receta e ditëve tona është larg nga kjo “dozë ideale” duhet të dimë se puna jonë e përditshme na merr ne një minimum prej 244 minuta në ditë, ndërsa ne kushtojmë për aktivitetet tona të preferuara më pak se 7 minuta. Me pak fjalë, përqindja ideale midis detyrës dhe kënaqësisë është vite drite larg.