Provim ne lenden Menaxhimi i Resurseve Humane (Prof.Dr. Enver Kutllovci)

Sot, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, pas një trajnimi pesë javor u bë certifikimi i 151 pjesëtarëve të komponentit rezervë të FSK-së, gjenerata 01/2013, në kursin bazik.

Në ceremoni morën pjesë: gjeneralmajori Rrahman Rama - komandant i KFT-së, gjeneralbrigade Enver Cikaqi - KOMKDS, koloneli Kott nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Gjeneralmajor Rrahman Rama i përgëzoi rekrutët për përfundimin me sukses të kursit bazik të komponentit rezervë të FSK-së, e po ashtu përshëndeti edhe familjarët që ishin pjesëmarrës të ceremonisë se certifikimit.
Ndërsa, koloneli Kott tha se Forca Rezervë dhe Garda Kombëtare janë shtylla kurrizore e sigurisë së SHBA-ve dhe i uroi rezervistët për përfundimin e kursit bazik.
Për arritje të rezultate të mira u shpërblyen 10 pjesëtarë të komponentit rezervë