“Hutimi” i presidentit amerikan Barack Obama gjatë vizitës zyrtare në Tajlandë, kur u takua me kryeminsitren e vendit, u mirëkuptua nga mediat që e justifikuan atë me bukurinë e kryeministres Yingluck Shinawatra.
Kjo ishte hera e parë që presidenti amerikan “kapej mat” në të tillë formë nga fotografët, por jo e fundit.
Obama u fotografua sërish “duke flirtuar”, këtë herë jo me kryeministren e ndonjë vendi, por me kryeprokuroren e Kalifornisë, Kamala Harris me të cilën u takua gjatë një ceremonie për grumbullim fondesh.
Gazetarë nga takimi thanë për mediat amerikane se presidenti nuk ia ndau sytë për asnjë cast kryeprokurores të cilën e quajti “të rreptë”, “të përkushtuar, të aftë në detyrë” dhe mbi të gjitha “kryeprokurorja më e bukur në botë”.
“Të gjithë e dinë që ti je kryeprokurorja më e bukur”, citohet nga mediat amerikane presidenti Obama.