K O N K U R S- Oda e Avokatëve të Kosovës !!

K O N K U R S- Oda e Avokatëve të Kosovës

Komiteti për nxitjen dhe pjesëmarrjen e femrave dhe minoriteteve në Odën e Avokatëve të Kosovës dhe Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës
(Programi Mentorues për femra dhe minoritete)
shpallin:
K O N K U R S
Për pranimin e 10 Studenteve femra (absolvente dhe studente të studimeve Master) në Programin Mentorues
Kushtet:
Kandidatet duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1. Të jenë studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës (absolvente ose Studente të studimeve Master)

Studenteve të zgjedhura do t’u caktohen mentorët ku do të aftësohen për ushtrimin e pavarur të profesionit.
Kandidatet e përzgjedhura, do të jenë nën mbikëqyrjen e Avokates me të cilën janë përcaktuar të bashkëpunojnë, tek të cila aplikojnë në programin e mentorimit.
Studentet që dëshirojnë të paraqiten në këtë program duhet të paraqesin modulin në të cilin kanë interes të ndejkin programin (Penal – Civil) në Odën e Avokatëve këto dokumente:
1. CV-në;
2. Letërmotivim;
3. Kopjen e faqës së parë të indeksit;
_________________________________________________________________________________
Qëllimi i projektit për femra :
Ti përkrah femrat (studentet) të cilat planifikojnë të hyjnë në profesionin ligjor duke i njoftuar studentet me avokatet të cilat kanë pasur sukses në profesionin ligjorë
Të inkurajoj diskutimet që kanë të bëjnë me vështirësitë me të cilat ballafaqohen femrat gjatë hyrjes në karrierën ligjore, siç është balancimi punë/jetë, diskriminimi dhe mungesa e përkrahjes.
Të avancoj raportet në mes studenteve femra dhe atyre që ushtrojnë profesionin si avokate.
Kush janë mentorët ?
Mentorët janë femrat të cilat ushtrojnë profesionin si AVOKATES, pranë Odës së Avokatëve të Kosovës.
Kush janë ‘’vijueset e programit’’ ?
Vijueset e këtij programi janë studentet femra të Fakultetit Juridik (absolventet dhe studentet e studimeve Master të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Kandidatet e zgjedhura do të informohen me kohë për detajet rreth implementimit të Projektit mentorues nga OAK.
Për informata më të hollësishme dhe dërgimin e dokumenteve të interesuarat mund të drejtohen përmes E-mail adresës: info@oak-ks.org;
Konkursi mbetet i hapur deri 15 prill 2013 nga dita e publikimit në lokalet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

05 Prill 2013
Prishtinë