Chris Brown e lejon Rihannan t’a tradhtojë

Ylli amerikan, Chris Brown, ka thënë se e dashura e tij, Rihanna, mund ta tradhtojë pa problem, por vetëm me një femër.
Superylli nga Barbados momentalisht është në turneun e saj “Diamonds” që mbaron në tetor dhe Chris është i brengosur nga koha e shkurtër që ata mund të kalojnë, teksa nuk e ka problem tradhtinë në rast se ajo e bën me një femër.
“Nëse do të më tradhtonte me një femër, do të ishte ‘cool’. Por, nuk do t’ia falja nëse do të ishte me një mashkull”.
“Unë thjesht po tentoj të jem djalosh dhe po shpresoj që askush të mos e marr të dashurën time. Nuk mund të jeni i dashuri xheloz. Unë nuk mund ta thërras atë vazhdimisht duke e pyetur se çfarë po bën, por duhet t’i besoj dhe të shpresoj se nuk ndodh asgjë”, ka thënë Brown.