
Adelina Ismajli, e cila disa ditë ka qëndruar në Tiranë për një koncert recital, në një intervistë ka thënë se martesa e saj nuk është edhe aq larg.
Diva shqiptare ka bërë të ditur për portalin Balkanweb se ajo dhe i dashuri i saj tashmë e kanë diskutuar mundësinë e martesës.
Adelina për tashmë disa vite është në lidhje me menaxherin e saj, Valin, dhe nuk e ka kursyer veten të tregojë se është e dashuruar kokë e këmbë në të dhe se i dashuri i saj ia ka ndryshuar jetën për të mirë.
Këngëtarja së shpejti do të lansojë edhe albumin e saj më të ri.