Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për programin e bursave të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur - Global Supplementary Grant Program

Programi i bursave të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur - Global Supplementary Grant Program (GSGP) për vitin akademik 2013-2014

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për programin e bursave të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur - Global Supplementary Grant Program (GSGP) për vitin akademik 2013 – 2014.

GSGP ofron bursa plotësuese deri në 10,000 USD për studentët e nivelit të doktoraturës nga Kosova. Qëllimi i këtij programi është që t'u mundësojë studentëve të kualifikuar për të ndjekur studimet e doktoraturës në shkencat humane dhe shoqërore në universitete të akredituara në: Azi, Australi, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut.

Grantet GSGP dedikohen vetëm për studentët me angazhim të plotë në studimet e doktoraturës. Aplikantët mund të jenë në çdo fazë të studimeve të doktoraturës, si dhe duhet të ndjekin studimet e tyre në ndonjë nga universitet jashtë vendit të tyre.
Ju lutem vini re se ky është një grant shtesë dhe nuk ka për qëllim financimin e plotë të studimeve. Aplikantët duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë mbështetje shtesë nga burime të tjera.

Për informacione shtesë mos hezitoni të kontaktoni në adresën elektronike: scholarships@kcsfoundation.org, në numrat e telefonit: 038/ 248 636 and 248 643,apo në zyret e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF): Rr. Fazli Grajqevci 4/a, 10 000 Prishtinë, Kosovë çdo ditë pune nga 10:00-17:00.