Albani: Kurorëzimi do të vijë së shpejti, më pas një fëmijë

Kantautori nga Shqipëria, Alban Skënderaj, ka thënë se ka ardhur koha që lidhja e tij me Miriam Canin të kurorëzohet me martesë dhe si rrjedhojë ata të kenë një fëmijë, mirëpo nuk ka caktuar një afat se kur mund të ndodhë kjo.
Miriami dhe Albani, Foto: FB“Nuk kemi në plan ndonjë gjë që të mund them se do të kemi diçka këtë verë apo verën tjetër, por kam përshtypjen se shumë shpejt ne duam që të hedhim hapin e fundit të kurorëzimit tonë, gjithashtu edhe një fëmijë është një proces i pashmangshëm i një raporti gjashtëvjeçar gati, kështu që janë gjëra që janë duke ardhur, por ne i lëmë kohë vetes dhe procesit, sepse është diçka biologjike, kjo do të jetë një lumturi e re për ne, sepse në jetë gjërat më me rëndësi këto janë”.
“Karriera apo arritjet personale, janë deri diku dhe këtë e shoh unë, por e shohin të gjithë deri në momentin që i arrijnë, kurse në momentin që ke një fëmijë dhe një familje, kjo është një lumturi shumë e madhe, që të përcjell gjithë jetën”, ka deklaruar Albani në një intervistë për shtojcën Koha Tjetër