Pytje Metodologji e kerkimit


-Ç’është Hulumtimi ?
Hulumtimi është një mënyrë sistematike e gjetjeve të përgjigjeve për pyetje/çështje të parashtruara
Hulumtimi është një kërkim sistematik, i qëllimshëm dhe i precizuar për njohuri të reja, shkathtësi, qëndrime dhe vlera ose për ri-interpretimin e njohurive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave ekzistuese

Pse e studiojmë hulumtimin?
1        Produkt i proceseve të të nxënit, i mbështetur nga akumulimi i përvojës, duke përfshirë dokumentimin e gjetjeve nga hulumtimi.
2        Studentët në studime masteri të Kolegjit Iliria zhvillojnë hulumtim për të dhënë një kontribut origjinal tek njohuritë dhe përmbushin një kusht për të marrë titullin përkatës.
3        Hulumtimi u siguron atyre me njohuritë dhe shkathtësitë e kërkuara për të marrë vendime të sakta dhe të informuara.

Tipe të ndryshme hulumtimi ?
1        Analiza: mblidhen të dhëna të ndryshme dhe bëhen studime për të dalluar modelet dhe parimet, që mund të drejtojnë veprimet e mëvonshme.
2        Raportimi: sjelljet, besimet, mënyrat, dhe vëzhgimet e grupeve specifike identifikohen, raportohen dhe interpretohen.
3        Komparative: dy ose më shumë situata ose fenomene studiohen për të përcaktuar ngjashmëritë ose dallimet midis tyre.
4        Deskriptive: shfrytëzohet atëherë kur objektivi është sigurimi i përshkrimeve specifike të sjelljes, besimeve, situatës, etj.

Ç’është dizajni hulumtues ?
1        Quhet ndryshe (projekt) propozim hulumtimi
2        Një propozim hulumtimi është i ngjashëm në disa mënyra me një projekt propozim tjetër.
3        Sidoqoftë, një propozim hulumtimi adreson një projekt specifik: hulumtim akademik ose shkencor.
4        Format dhe procedurat për një hulumtim të tillë janë të definuara mirë nga fusha e studimit.  Kjo nënkupton, që propozimet për hulumtim janë përgjithësisht më të sakta se projekt propozimet më pak formale.

Si selektohet një temë?
Tema e hulumtimi ose titulli duhet të jetë specifik dhe i qartë. Tema duhet të tregojë qartë kush, çfarë, kur, pse, ku dhe si. Ky është fokusi i hulumtimit tuaj.
Faktorët e mëposhtëm duhet të drejtojnë përzgjedhjen e një teme/titulli:
–    Mundësia për hulumtim
–    Unikaliteti i hulumtimit
–    Qëllimi i hulumtimit
–    Përfitimi nga hulumtimi
–    Vlera teorike e hulumtimit 
–    Vlera praktike e hulumtimit
1        Në shumë fusha, parimisht, nuk synohet vetëm ‘të njihen faktet dhe të kuptohen lidhjet vetëm për t’i ditur. Ne përpiqemi të mësojmë e të kuptojmë me qëllim që pastaj të jemi në gjendje të veprojmë më mirënga sa vepronim më parë’.
2        Një titull i mirë zakonisht është një kompromis midis koncizitetit dhe eksplicites. Megjithëse duhet, që titujt të jenë aq përfshirës, sa të tregojnë natyrën e hulumtimit.
3        Një mënyrë e mirë për të shkurtuar gjatësinë e titujve është shmangia e fjalëve, të cilat nuk i tregojnë asgjë lexuesit. Për shembull, ‘Hulumtim mbi...’, ‘Studim lidhur me ...’, etj.

Shembull i specifikimit të temës ?
1        Fusha e interesit: Drita e diellit
2        Më e specifikuar: Ndikimi i dritës së diellit
3        Edhe më e specifikuar: Ndikimi i dritës së diellit te banorët e Alaskës
4        Edhe më shumë specifike: Ndikimi i dritës së diellit te gratë shtatzëna të Alaskës
5        Edhe më tej:  Roli i dritës së diellit te shijet kulturore te gratë shtatzëna të Alaskës dhe kontaktet e tyre sociale
6        Edhe më shumë: Roli negativ i mungesës së dritës së diellit në zhvillimin e shijeve kulturore te gratë shtatzëna të Alaskës nëpërmjet frenimit të kontakteve sociale.

A i plotëson parakushtet?
1        Eksplicite
2        Koncize
3        Kjo temë u përgjigjet disa pyetjeve:

1) Çfarë? = Roli negativ i dritës së diellit
2) Kush? = Gratë shtatzëna
3) Ku? = Në Alaskë
4) Si?
= Nëpërmjet frenimit të kontakteve sociale

Një temë e re ?
1        Fusha e interesit: Lidershipi në tranzicion
2        Më specifike: Raporti i lidershipit teknik me ndryshimet shoqërore të planifikuara
3        Edhe më specifike: Raporti shkakësor i lidershipit teknik me ndryshimet shoqërore të planifikuara pas luftës në Kosovë.
4        Përfundimtare: Raporti shkakësor i lidershipit teknik me ndryshimet shoqërore të planifikuara pas luftës në Kosovë:  A sjellin strategjitë drejtuese progresin e parashikuar? 


Ndërtimi i një propozimi për hulumtim ?
I - Hyrje
◦   Sfondi
◦   Arsyetimi i studimit
◦   Formulimi i problemit
◦   Objektivat
◦   Domethënia e studimit
◦   Qëllimi dhe kufizimet

III. Metodologjia ?
1        Dizajni i hulumtimit
2        Burimi i të dhënave dhe metoda e mbledhjes së tyre
◦   Mbledhja e të dhënave sekondare
◦   Mbledhja e të dhënave primare          
3        Mostrimi
4        Analiza e të dhënave


I.          Hyrja
1        Hyrja është një pjesë e studimit, që u siguron lexuesve sfondin e informacionit për hulumtimin. Është qëllimi për të dhënë një kornizë për hulumtimin, në mënyrë që lexuesit të kuptojnë se si lidhet ky hulumtim me të tjera të llojit.
2        Normalisht hyrja fillon me një deklaratë të përgjithshme të zonës problemore, me një fokus në një problem specifik hulumtimi, e cila ndiqet nga një arsyetim për studimin në fjalë. Përgjithësisht hyrja mbulon tre elementët e mëposhtëm:






Sfondi ?
§ Puna e mëparshme ose relevante rishikohet në këtë seksion.  Çfarë ishte/është?
Çfarë është bërë/po bëhet?  Kur ka ndodhur?  Si është punuar në drejtimin përkatës?
§ Fokusi i shkrimit tek arsyet e studimit si dhe tek objektivat e tij.

Arsyetimi i studimit
•     Formuloni qartësisht, se përse po e bëni këtë studim. Por duhet të lidhet me çështjen hulumtuese.
•     Kontrolloni arsyetimin tuaj, a është ai i arsyeshëm?

Çështja hulumtuese
1        Problemi është një aspekt për të cilin shqetësohet hulumtuesi, mendon për të dhe për të cilin dëshiron të gjejë zgjidhje. Është lokalizimi i një zone problemore brenda një konteksti të caktuar, duke përfshirë kush ose çfarë, ku, kur dhe pse për atë situatë problemore.

Objektivat e studimit
1        Objektivi duhet të jetë zgjidhja e problemit ose gjetja e përgjigjes për pyetjen/et. Nëse nuk ka një formulim të qartë të problemit, atëherë qëllimi dhe metodat janë të pakuptimta.

Domethënia e studimit
Para se të shkruani domethënien e studimit tuaj, pyesni veten për çështjet e mëposhtme:
A do të ndikojnë rezultatet programet, metodat dhe/ose ndërhyrjet?
A do të kontribuojnë rezultatet në zgjidhjen e problemit?
A do të ndikojnë rezultatet tek vendimarrja e organizatave apo kompanive?
Çfarë do të përmirësohet ose ndryshohet si rezultat i hulumtimit?
Si do të implementohen rezultatet e studimit dhe çfarë inovacionesh do të provokojë studimi?

Fokusi dhe kufizimet
Fokusi dhe kufizimet adreson mënyrën se si do të ngushtohet studimi. Kjo bëhet për të shpjeguar gjërat, që nuk do të bëni dhe pse keni vendosur të mos i bëni. Këto gjëra janë të tilla si:
•     Literatura, që nuk do të rishikoni (dhe pse jo).
•     Popullata, që nuk do të studioni (dhe pse jo).
•     Procedurat metodologjike, që nuk do të shfrytëzoni (dhe pse jo). 

PJESA II.
Shfletimi i literaturës
   Vlera e shfletimit të literaturës
1        U ndihmon hulumtuesve të shohin ide të hulumtuesve të tjerë.
2        U ndihmon hulumtuesve të shohin rezultatet e të tjerëve (të ngjashme ose me relevancë) në hulumtimet e tyre.
3        Pesha e informacionit hulumtues nga një shfletim literature në raport me shqetësimet dhe situatën e hulumtuesit.

Qëllimi i shfletimit të literaturës
•     Ndan me lexuesit rezultatet e studimeve të tjera, të cilat janë të lidhura ngushtë me studimin në fjalë.
•     E lidh studimin me një diskutim më të gjerë, në vazhdim, lidhur me një temë, duke plotësuar pjesët e rebusit.
•     Siguron një kornizë për vendosjen e rëndësisë së studimit, si dhe një pikëmbërritje për krahasimin e rezultateve të një studimi me gjetje të tjera.
     “Kornizon” problemin e identifikuar më herët.






Hapat e një shfletimi literature
1        Hapi 1: Fillo, duke identifikuar fjalë apo fraza të dobishme kyçe në lokalizimin e materialeve në një bibliotekë akademike në kolegj/universitet ose/dhe faqe interneti. Këto fjalë kyçe mund të dalin në pah gjatë identifikimit të temës dhe mund të rezultojnë nga objektivat e studimit.
2        Hapi 2: Me këto fjalë ose fraza kyçe në mendje, shkohet në një bibliotekë tjetër dhe fillohet kërkimi në katalogun e saj (për shembull, revista dhe libra). Ose shkohet në një qendër interneti.
3        Hapi 3: Fillimisht juve ju duhet të përpiqeni të lokalizoni 20 raporte hulumtimesh në artikuj ose libra lidhur me hulumtimin e temës suaj. Juve do t’ju duhet të vendosni prioritete në kërkimin për artikuj revistash dhe libra, sepse ato janë më të lehtë për t’u lokalizuar dhe marrë, se sa faqet e internetit.
4        Hapi 4: Pas gjetjes së këtij grupi fillestar artikujsh, juve do të duhet t’i lexoni me kujdes dhe fotokopjoni ato, që kanë rëndësi primare për temën tuaj. Në procesin e selektimit, juve do t’ju duhet të shikoni tek abstrakti. Gjatë gjithë këtij procesi, juve do t’ju duhet të përcaktoni, nëse artikulli ose kapitulli do të jepnin kontribut në të kuptuarit tuaj të literaturës për studimin tuaj.
5        Hapi 5: Pasi të identifikoni literaturën e dobishme për hulumtimin tuaj, ju mund të filloni të dizajnoni hartën e literaturës për temën tuaj. Kjo hartë është siguron një organizim të dobishëm për të pozicionuar studimin tuaj brenda një njësie më të gjerë të literaturës në një temë të caktuar.
6        Hapi 6: Në të njëjtën kohë, që ju jeni, duke organizuar literaturën, ju jeni gjithashtu duke draftuar përmbledhjen e shumicës së artikujve relevantë. Këto përmbledhje kombinohen në një rishikim final literature, që ju e paraqisni në propozimin tuaj final të hulumtimit.

PJESA III.
METODOLOGJIA

Çfarë duhet bërë tek metodologjia?
1        Seksioni i metodave dhe procedurave është me të vërtetë zemra e propozimit për hulumtim ose e vetë hulumtimit.  Aktivitetet e këtij seksioni duhet të shpjegohen me sa më shumë detaje, që të jetë e mundur.
2        Tregoni hapat metodologjikë, që do të ndërmerrni për t’i përgjigjur çdo pyetjeje ose për të testuar çdo hipotezë ose problem të formuluar në studimin tuaj.
3        Tregoni metodën e mbledhjes së të dhënave, procesin e intervistave, numrin e mostrës, analizën e të dhënave, etj.

Mbledhja e të dhënave
Skiconi planin e përgjithshëm të mbledhjes së të dhënave. Kjo mund të përfshijë mbledhjen e të dhënave primare dhe sekondare.
1        Të dhënat primare:
      Anketa, vëzhgimi, informatorë kyçë, diskutim grupor, bisedë e strukturuar, intervistë, pyetësor,  etj.
1        Të dhëna sekondare:
      Analizë literature/ artikujsh
1        Të dhëna primare:  nënkupton, që pjesë të veçanta të informacionit duhet të mblidhen nga ana e hulumtuesit.
2        Të dhëna sekondare:  nënkupton census, një komplet të dhënash të papërpunuara, një vepër e publikuar, libra, artikuj dhe informacione të tjera të mbledhura në këtë drejtim për një qëllim të ngjashëm.

Anketimi
1        Qëllimi i anketimeve është marrja e përgjigjeve për të njëjtat pyetje nga një numër goxha i madh individësh.
2        Anketimi është veçanërisht i dobishëm për studimin e problemeve të tilla si për shembull opinioni publik.
3        Anketimet bëjnë pyetje mbi çështjet e mëposhtme të respondentëve:
◦   Sjellje
◦   Qëndrime, besime, opinione
◦   Pritje
◦   Njohuri, etj.

Tipe të anketimeve
1        Pyetësorë të postuar dhe të vetëadministruar
◦   Përparësi: të lirë dhe të lehtë për t’u realizuar nga hulumtuesi; të lehtë për t’u plotësuar nga respondenti.
◦   Mangësi: shkallë e ulët përgjigjeje; kushte të panjohura; parapëlqim për pyetje të mbyllura dhe të thjeshta.
2        Intervistat telefonike
◦   Përparësi: Të lehta dhe relativisht të lira;
   Mangësi:  koha e kufizuar; nuk përfshihen njerëzit pa telefon.
3        Intervista ballë-për-ballë me pyetësorë
◦   Përparësi: shkallë e lartë përgjigjeje, kohë e gjatë interviste, pyetje standarde.
◦   E metë: kushton shtrenjtë.
4        Intervista personale me shumë pyetje me fund të hapur
◦   Përparësi: përgjigje të detajuara dhe të papritura.
◦   Mangësi:  kushtron shtrenjtë, numër i kufizuar respondentësh.
5        Diskutim në grup të fokusuar
◦   Përparësi: shfrytëzim efektiv i kohës.
◦   Mangësi: vështirë për t’u moderuar; vështirë për t’u regjistruar.

Vëzhgimi
1        Një pjesë e madhe e asaj, që hulumtuesi bën në terren është të jetë i vëmendshëm dhe të dëgjojë me kujdes.
2        Një vëzhgim nuk është vetëm të shohësh diçka, është një të vërejtur shkencor.  Nëpërmjet vëzhgimit mund të vërehen gjëra, të cilat normalisht mund të anashkalohen.
3        Mbi të gjitha, vëzhgimi nënkuppton një gjendje kujdesi të veçantë; pra, jo vetëm ‘me pa’, por ‘me kqyr’.

Qëllimet kryesore të vëzhgimit:
1        Kuptimi më i mirë i gjërave.
2        Mundësimi i shikimi të gjërave, që janë të ndryshme nga çështjet rutinore.
3        Mundësimi për të mësuar gjëra, për të cilat njerëzit nuk janë të gatshëm për të folur.
4        Vlerësimi i njohurive personale dhe përvojës për të përmirësuar të kuptuarit.
5        Tipe të vëzhgimit

Vëzhgim pa pjesëmarrje
            Vëzhgimi thjesht në statusin e vëzhguesit pa marrë pjesë në aktivitetet përkatëse.

Vëzhgim me pjesëmarrje *
1        Pjesëmarrje në aktivitetet e një komuniteti, si për shembull takime, diskutime, ceremoni, etj. Vëzhgimi bëhet në mënyrë përfshirëse si pjesëmarrës.

    * Kjo i jep vëzhguesit një mundësi për të qenë afër njerëzve dhe për të kuptuar komunitetin, institucionin, aktivitetet ose fenomenet e vëzhguara.
Intervista :

Mënyra për të mbledhur informacione nga grupe dhe individë me anë të bisedës me një qëllim/e specifik/e.
1        Përparësit e intervistave:
◦   Adaptimi (informacione dhe sqarime shtesë).
◦   Informacione nga mënyra, se si jepet përgjigjja.
2        Mangësitë e intervistës:
◦   Subjektive me rrezik anësie.
◦   Komunikimi me fjalë është i vështirë.


Tipet kryesore të intervistës
   Intervista e pastrukturuar (intervista e lirë)
◦   Structured and Scheduled Interviews

1        Intervista e pastrukturuar (e lirë, informale):
   Përgatiten vetëm çështje kryesore kryesisht bazuar në pyetje me fund të hapur (Të dhëna të mbledhura nga grupe dhe individë)
   E lirë, e hapur, me iniciativë dhe ndërvepruese, por vështirë e strukturueshme dhe vështirësi në gjetjen e fakteve.

1        Intervista të strukturuara dhe të caktuara:
◦   Përgatitje e një liste pyetjesh (pyetje të hapura dhe të mbyllura).
◦   Të dhënat mblidhen nga grupe dhe individë.
◦   Është formale/zyrtare, ka kufizime pyetje-përgjigjesh mbi bazën e një kornize të dhënë, e lehtë për t’u strukturuar dhe për të prezantuar gjetjet e fakteve.

Intervista e strukturuar
Informacione mund të mblidhet nga grupe/individë, duke përgatitur një listë pyetjesh.
1        Tipare domethënëse:
   E shfrytëzuar gjerësisht për informacion kualitativ.
   E aplikuar gjerësisht për të plotësuar ‘gropa të zeza’ informacioni dhe për të mbledhur të dhëna shtesë.
◦   Fleksibilitet në sekuencën e pyetjeve, gjë e cila e bën repsondentin të ndjehet komod (shto/hiq ose rikonfiguro pyetjet)
◦   Siguron një kuptim të plotë të çështjeve/objektit të intervistës/bisedës.

Intervista e caktuar
Është pak a shumë si intervista e strukturuar, por dallon në aspektet e mëposhtme:
1        Nxjerr informacione nga individë në pozicione të larta menaxhuese
2        Intervista caktohet sipas kërkesës dhe me pëlqim.
3        Temat, që do të hulumtohen duhet të bëhen të qarta paraprakisht, shpesh të shkruara dhe të dorëzuara zyrtarisht.
4        Data, koha,  kohëzgjatja dhe vendi i intervistës shpesh janë të caktuara, duke lënë pak ose aspak hapësirë për fleksibilitet.

Informatorë kyçë/diskutime grupore (Mundësisht intervista të strukturuara dhe të pastrukturuara)

Mbledhja e informacionit nga:
◦   Dikush, që është i familjarizuar me një kulturë t caktuar dhe mund të jetë dëshmitar në ngjarje domethënëse.
◦   Dikush, që është i përfshirë në punën në terren.
◦   Dikush, që kalon kohë me hulumtuesin.
◦   Ata, që kanë njohuri të bollshme dhe vetëdije të lartë lidhur me objektin e studimit si dhe me kontekstin e tij










Pyetësorët
Hapa themelorë në hulumtimin anketues
1.      Fillo me një hipotezë hulumtuese
2.      Zgjidh një metodë të pyeturi:
◦   Anketim nëpërmjet postës
◦   Intervista ballë-për-ballë
◦   Intervista telefonike

Tipe të informacionit për t’u mbledhur
1.      Atribute:  përfshin karakteristika personale ose socioekonomike, si seksi, mosha, gjendja civile, feja dhe punësimi.
2.      Sjellja: përfshin çfarë ka bërë individi, është duke bërë dhe mund të bëjë në të ardhmen.
3.      Qëndrime: nënkuptojnë vlerësim dhe merren me atë, se si ndjehen njerëzit mbi një çështje të caktuar.
4.      Besimet: zakonisht vlerësohen, duke pyetur, nëse diçka është e saktë ose e gabuar.

Çështje thelbësore për t’u mbajtur mend në formatimin e pyetësorëve:
1        Të gjitha pyetjet e mbyllura duhet të kodohen paraprakisht, duke lënë hapësirë për sa më shumë alternativa.
2        Gjithmonë përfshini një kategori ‘Tjetër/Të tjera’, sepse mund të duhet.
3        Përfshini pyetje filtruese dhe siguroni direktiva të qarta, në mënyrë që respondentët të lexojnë vetëm pyetjet, që janë relevante për rrethanat e tyre.
4        Çdo pyetjeje duhet t’i shënohet numri. Nëse duhet, kokat e seksioneve dhe të nënseksioneve janë një udhëzues i dobishëm si për respondentin, ashtu edhe për hulumtuesin. Nëse ndryshon tema, atëherë duhet të shkruhet një fjali hyrëse për temën në vazhdim.
5        Nuk lejohet ndarja e pyetjes në fleta të ndryshme, por as rasti, kur pyetja shënohet në një faqe dhe përgjigja kërkohet në faqen tjetër.
6        Një numër identifikues duhet të vendoset para çdo pyetjeje, për të mundësuar kontrollimin .  Gjithashtu, duhen dërguar letra për të rikujtim, nëse pyetësorët nuk kthehen.

Çdo intervistë duhet të fillojë me një hyrje të shkurtër:
1        Njoftimi, se kush është intervistuesi
2        Organizata e përfaqësuar nga intervistuesi
3        Qëllimi i intervistës/studimit






















Dizajni i pyetësorit
1        Një lidhje kyçe duhet të vendoset midis qëllimeve të hulumtimit (objektivave) dhe pyetjeve individuale nëpërmjet çështjeve hulumtuese.

Qëllimi i hulumtimit:  zbërthimi i faktorëve, të cilët mund të shpjegojnë arsyet e regjistrimit të studentëve në studimet Master në Universitetin ILIRIA.

Çështja
Pyetjet
Arsyet për aplikim
Çfarë kërkoni ju:
1.   Avancim në karrierë.
2.   Ndryshim në karrierë.
3.   Titull më të lartë.
4.   Përvojë më të madhe akademike, etj.
Ndikimi i së kaluarës
1.   Sa vjet përvojë pune ka kandidati?
2.   Cilat specifika të kësaj përvoje lidhen me aplikimin?
Ndikimi i gjinisë
1.   Çfarë gjinie ka kandidati?
2.   A ka relevancë gjinia në përzgjedhjen e drejtimit të studimit?
Ndikimi i formimit akademik dhe çështjeve të përkatësisë
1.   Ku ka studiuar më parë kandidati?
2.   Si e përshkruan kandidati përvojën e tij akademike?
3.   Ç’mendim ka kandidati për insititucionin akademik, ku po aplikon?

Tipe pyetjesh :
Në pyetësorë mund të shfrytëzohen tipe të ndryshme pyetjesh.  Për shembull, të hapura vs të mbyllura, përgjigje njëfishe vs shumëfishe, rangimi, shkallëzimi.
1        Pyetje të hapura vs të mbyllura
Shumë ekspertë këshillojnë shfrytëzimin e pyetjeve të mbyllura. Sidoqoftë, pyetjet e hapura mund të jenë të dobishme.

Shembull:  Cilat mendoni, se janë arsyet e stresit në punë?
Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të na jepte artikulime të ndryshme të gjera. Nëse do të ishim të interesuar për të pasur gjykimin specifik të çdo respondenti, atëherë kjo do të ishte shumë e dobishme
Nëse do të donim të përmblidhnim përgjigjet, atëherë një qasje më e mirë do të ishte:

Shembull: Pse mendoni, se shkaktohet stresi në punë?
Detyrat e shumta                                o
Kufizimet në kohë                             o
Afati i shkurtër                                   o
Presioni në punë                                 o
Udhëzimet e paqarta                          o
Ambienti fizik i papërshtatshëm         o
Tjetër (ju lutem specifikoni)                o ______________




Përgjigje njëfishe vs shumëfishe
Kur dizajnohen pyetjet, sigurohemi, që kemi menduar mirë, nëse duam, që respondentët të japin përgjigje njëfishe apo shumëfishe. Për shembull, nëse pyesim:

Shembull: Cilat nga mënyrat e mëposhtme shfrytëzoni për të ardhur në universitet?
Autobus                                              o
Veturë personale                                o
Motor                                                  o
Biçikletë                                             o
Në këmbë                                            o
Tjetër   (ju lutem specifikoni)              o _________________

Në këtë rast,  respondenti do shënonte disa përgjigje.

Shembull: Cila është mënyra më e zakonshme, që shfrytëzoni për të ardhur në universitet?
Autobus                                              o
Veturë personale                                o
Motor                                                  o
Biçikletë                                             o
Në këmbë                                            o
Tjetër   (ju lutem specifikoni)              o _________________

 Në këtë rast, respondenti do të shënonte vetëm një përgjigje. 
Përgjigje të ranguara
Nganjëherë është e dobishme për respondentët të rangojnë një komplet opsionesh, duke u vënë numra nga 1 deri në një numër maksimal për të cilin jemi të interesuar.

Shembull: Vendosini sipas rëndësisë elementët e mëposhtëm të pushimeve në kamp privat:
(Vendosni numra në rendin 1 deri në 4, ku 1 ka më shumti rëndësi) 
_ Ajër i pastërt                           o
_ Mobiliteti                                o
_ Shpenzimet e pakta                 o
_ Njerëzit më të hareshëm          o
_ Atmosfera më e mirë               o

Përgjigjja e shkallëzuar
Një qasje e popullarizuar në shkencat sociale është shfrytëzimi i shkallës Likert si më poshtë:
     (Rrumbullakosni numrin përkatës. FNP=Nuk pajtohem fuqishëm; NP=Nuk pajtohem; N=Neutral; P=Pajtohem; FP=Fuqishëm pajtohem)
Shembull:        Leximi më sjell shumë kënaqësi.
     FNP       NP                N       P       FP                                              

Vendosni për fjalët e pyetjeve
1.      Shmangni pyetjet dyfishe
Shembull:        A mendoni, se ju duhet të hani më pak dhe të ushtroni më shumë?
Pyet:                                                                        Po      Jo
-     A mendoni, se duhet të hani më pak?              1        2
-     A mendoni, se duhet të ushtroni më shumë?   1        2

1.   Shmangni pyetje, që përfshijnë negacione 
Shembull:  A nuk po e kënaq puna juaj menaxherin?     Po      Jo
                                                                      1        2
3.         Shmangni pyetjet udhëheqëse
            Shembull:        A pajtoheni ju me çfarë ju thashë?                  Apo nuk pajtoheni?
Hipoteza në kërkimin shkencor

Prejardhja e fjalës
1        Hipotezë, në greqishten e lashtë ‘supozim’
2        Një supozim i bërë për hir të argumentimit
3        Një interpretim i një situate ose gjendjeje praktike e marrë si bazë për ndërmarrje veprimi
4        Një tentativë për supozim i bërë me qëllim ravijëzimin dhe testimin e logjikës ose pasojave empirike
5        Pra, propozim për një shpjegim të mundshëm për një fenomen ose ngjarje

Verma & Beard për hipotezën
       Një premisë e pasigurt, që është subjekti i vërtetimit nëpërmjet hulumtimit të mëvonshëm.  Ajo mund të shikohet edhe si një udhëzues për hulumtuesin, përderisa paraqet e përshkruan metodën, që duhet ndjekur për studimin e problemit. Në mjaft raste hipotezat janë dyshime, që ka hulumtuesi mbi ekzistencën e lidhjeve midis ndryshoreve

Medawar për hipotezën
1                   Çdo përparim në të kuptuarit shkencor, në çfarëdo niveli, nis me një kuturisje spekulative, një paramendim imagjinativ – për atë, që mund të jetë e vërtetë – një paramendim, që gjithmonë e domosdoshmërisht shkon diçka më tutje (nganjëherë shumë më tutje) nga sa ne kemi fuqi logjike apo faktike të besojmë.
2        Ai paramendim është shpikja e një bote të mundshme apo një pjese fare të vogël të saj. Pastaj hamendja i nënshtrohet kritikës, për të gjetur, nëse ajo botë e imagjinuar ka apo nuk ka ndonjë gjë të përbashkët me botën e vërtetë
3               Kështu që arsyetimi shkencor, në të gjitha nivelet, është një ndërveprim ndërmjet dy episodeve të mendimit – një dialog midis dy zërave – njëri imagjinar dhe tjetri kritik.
4        Mund të perceptohet edhe si ‘dialog ndërmjet të mundshme dhe aktuales, ndërmjet të pritshmes dhe të gatshmes, hamendjes dhe kritikës, ndërmjet asaj që mund të jetë e vërtetë dhe asaj që përfaqëson rasti, që kemi në shqyrtim’.

Hipoteza, teoria, ligji

1                 Hipoteza, teoria, ligji nënkuptojnë një formulë e nxjerrë nga të dhëna shkencore, të cilat shpjegojnë një parim operativ në natyrë.
2        Hipoteza, nënkupton evidencë e pamjaftueshme për të dhënë më tepër se një shpjegim tentativ (hipoteza për zhdukjen e dinosaurëve)
3        Teoria, nënkupton një gamë më të gjerë njohurish dhe gjasa më të mëdha për të vërtetën (teoria e evolucionit)
4        Ligji, nënkupton në pohim të rendit dhe relacionit në natyrë, që është gjetur të jetë e pandryshueshme në kushte të njëjta (ligji i gravitacionit)

Shembuj hipotezash
1               Çfarë ndikimi ka moti tek kujtesa?
2        A vijnë gjërat vazhdimisht në përmirësim?
3        A rezulton marrja e substancave psikoaktive në rënie të performancës së punëtorëve?
4        A ndikojnë karakteristikat morale të gjyqtarëve në vendime më të drejta?

Karakteristikat e hipotezës
1         Hipoteza e dobishme – një deklaratë e testueshme, e cila ka mundësi të përfshijë parashikim.
} Kjo bëhet, kur kemi dy ndryshore (variabla), të cilat mund të jenë të lidhura
2        Zakonisht hipotezat të lidhura me vëzhgime të mëparshme
} Nëntori me fletë drunjsh me ngjyrë të ndryshme
} Ulje e temperaturave të motit
} Lidhja?
} Si?

Shkrimi i hipotezës
1        Rritja e bimëve mund të ndikohet nga drita e diellit
2        Rritja e bakterieve mund të ndikohet nga temperatura
3        Zhvillimi teknologjik i një vendi mund të ndikohet nga niveli i varfërisë së tij.
4        Në muajin nëntor gjethet nuk do të kenë ngjyrë të gjelbërt.
5        Niveli i lartë i varfërisë frenon zhvillimin teknologjik.
6        Formalizimi i hipotezës

Hipoteza formale

1              Shfrytëzimi i fjalëve ‘nëse’ dhe ‘atëherë’
} Nese gjethet ekspozohen ne temperature te ulet, atehere ato do te ndryshojne ngjyren e tyre
} Nëse ndryshimi i ngjyrës lidhet me temperaturën, atëherë nëse gjethet ekspozohen në temperaturë të ulët, ato do të ndryshojnë ngjyrën e tyre
} Nëse unë luaj llotari, atëherë unë do të bëhem i pasur.
} Saktësimi i lidhjes: frekuenca e fitimit e lidhur me frekuencën e blerjes së biletave .
2         Mundësia e provimit/hedhjes poshtë qëndron në vetë nocionin e një hipoteze. Ajo merr formën e ‘po qe se (teoria x) është e vërtetë, atëherë (në kushtet Y) ne mund të presim (rezultatin Z)’.
3        Prova e hipotezës ‘po qe se... atëherë...’ qëndron në gjetjen apo mosgjetjen e rezultatit të pritur.

Marrëdhënia shkak-pasojë                         
1        Nëse pi shumë kafe, atëherë do të kem djersitje.
2        Problemi i shumicës me hipotezat: marrëdhënia shkak-pasojë.
3        Dy gjëra objektive, por jo të lidhura
4        Propozimi i marrëdhënies
5        Modelet e kërkimit shkencor: minimizimi i supozimeve, pastaj formulimi i hipotezave.

Pjesët e hipotezës
1        Ndryshorja: çdo gjë, që merr vlera të ndryshme vs konstantja
2        Ndryshorja e varur
3        Ndryshorja e pavarur
o Nëse unë ia vë biçikletës sime mbrojtëse rrotash, atëherë im atë nuk do të laget nëpër pellgje për në punë.
4        Ndryshoret, jo gjithmonë të aplikueshme
5        Korrelacioni si lidhje midis ndryshores së varur dhe asaj të pavarur

Korrelacioni dhe shkakësia
1        Korrelacioni është një marrëdhënie midis dy gjërave
o Madhësia dhe pesha, shpesh në korrelacion
2        Marrëdhënia korreluese si bazë për studime të mëtejshme
3        Interpretimi i korrelacionit në mënyrë shkakësore
o Nëse ngrënia e akullore, korrelon me numrin e madh të mbytjeje, a ka marrëdhënie shkakësore këtu?

Përfundimi i kërkimit vs Hipotezës
1        Hipotezat formulojnë pohime mbi marrëdhëniet mes ndryshoreve dhe i japin kërkuesit shkencor një udhërrëfyes mbi mënyrën se si mund të provohet dyshimi fillestar.
2        Po të hedhim hipotezën (sepse kështu na thonë hamendja jonë), që mosha (një ndryshore) ka ndikim në rezultatet e diplomimit (një tjetër ndryshore), atëherë mund të përpiqemi të vërtetojmë, nëse është kështu apo jo – të paktën për subjektet, që kemi marrë si shembull studimi.
3        Përfundimet e kërkimit ose do të mbështesin hipotezën (që mosha ka ndikim në rezultatet e diplomimit) ose nuk do ta mbështesë atë (që mosha ka ndikim në rezultatet e diplomimit).




Kriteret e një çështje për hulumtim
1        Çështja e mirë për hulumtim me disa karakteristika:
} Duhet të përshkruajë një marrëdhënie midis dy ndryshoreve
} Duhet të marrë formën e një pyetjeje
} Duhet të jetë e atillë, që të studiohet në mënyrë empirike

PËRMBLEDHJE MBI HULUMTIMIN SHKENCOR

Disa përkufizime I :
1        Hulumtimin i referohemi si një kërkim për njohuri. Sidoqoftë, ai mund të definohet edhe si një kërkim sistematik shkencor për informacion të rëndësishëm në një temë specifike. Në fakt, hulumtimi është një art i hetimit shkencor.
2        Ne të gjithë posedojnë një instikt të kurreshtisë, kur konfrontohemi me diçka te panjohur. Pikërisht kjo kureshti na bën neve të kuptojmë plotësisht të panjohurën. Kjo është nëna e të gjitha njohurive dhe metoda, që njeriu shfrytëzon për të marrë njohuri për çfarëdo të panjohure, dhe që mund të përkkufizohet si hulumtim. 

Disa përkufizime II :
1        Hulumtimi është një aktivitet akademik dhe, si i tillë, termi mund të përdoret edhe në kuptim teknik.
2        Sipas Clifford Woody, hulumtimi ndërthur përkufizimin dhe ripërkufizimin e problemeve, formulimin e hipotezave ose zgjidhjet e sugjeruara; mbledhja, organizimi dhe vlerësimi i të dhënave; bërja e deduksioneve dhe arritja e konkluzioneve; testimi i konkluzioneve për të përcaktuar, se përse ato i përshtaten hipotezave të formuluara.
3        D. Slesinger dhe M. Stephenson në Enciklpedinë e Shkencave Sociale e përkufizojnë hulumtimin si ‘manipulimin e gjërave, koncepteve ose simboleve me qëllim përgjithësimin për të zgjeruar, korrigjuar ose verifikuar njohurinë, qoftë nëse ajo njohuri ndihmon në ndërtimin e një teorie ose në praktikimin e artit. 

Karakteristika :
1        Pra, hulumtimi është një kontribut origjinal i stokut të njohurive ekzistuese, i bërë për avancimin e tyre. Është ndjekja e së vërtetës me ndihmën e studimit, vëzhgimit/vrojtimit, krahasimit dhe eksperimentit. Shkurt, kërkimi për njohuri nëpërmjet metodat objektive dhe sistematike të gjetjes së zgjidhjes për një problem është hulumtim. Qasja sistematike lidhur me përgjithësimin dhe formulimin e një teorie është gjithashtu hulumtim. Si i tillë, termi ‘hulumtim’ i referohet metodës sistematike, që konsiston në shpalljen e problemit, formulimin e një hipoteze, mbledhja e fakteve ose të dhënave, analizën e fakteve dhe arritjen konkluzioneve të caktuara ose në formën e zgjidhjes/evepër problemet përkatëse ose në disa përgjithësime për disa formulime teorike.


Objektivat e hulumtimit :
1        Qëllimi i hulumtimit është të zbulojë përgjigje për pyetjet nëpërmjet aplikimit të procedurave shkencore. Objektivi kryesor i hulumtimit është të gjejë të vërtetën, e cila është e fshehur dhe e cila nuk është zbuluar ende. Megjithëse çdo studim hulumtues ka qëllimin e tij specifik, ne mund t’i mendojmë objektiva hulumtuese si të futura në një numër grupesh të përgjithshme:
2        Të krijojnë familjarizëm me një fenomen ose të arrijë ‘insight’ të ri për të (studime me këtë objekt quhen studime hulumtuese formulative ose eksploruese)
3        Të portretizojë saktësisht karateristikat e një individi të veçantë, situatë ose një grup (studime me këtë objekt njihen si studime hulumtuese deskriptive)
4        Të përcaktojnë frekuencën me të cilën shfaqet diçka ose me të cilën shoqërohet diçka (studimet me këtë objekt njihen si studime hulumtuese diagnostike)
5        Të testojnë një hipotezë të marrëdhënie rastësore midis dy ndryshoreve (studime hulumtuese të testimit të hipotezës)



Motivimi për hulumtim :
Çfarë i shtyn njerëzit për të bërë hulumtim? Ky është një problem specifik. Motivet e mundshme për të bërë hulumtim mund të jenë të mëposhtmet:
1        Dëshira për të bërë një shkallë hulumtimi me përfitimet përkatëse
2        Dëshirë për t’u përballur me sfida në zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura (si për shembull probleme praktike mund të inciojnë hulumtimin)
3        Dëshirë për marrë kënaqësi intelektuale nga kryerjes së punës kreative
4        Dëshirë për t’i shërbyer shoqërisë
5        Dëshirë për të përfituar respekt

Disa faktorë të tjerë mund të jenë direktiva të qeverisë, kushte punësimi, kureshti për gjëra të reja, dëshirë për të kuptuar marrëdhënie të rastësishtme, të menduar dhe zgjim social dhe pëlqimi mund të motivojë (ose ndonjeherë të imponojë) njerëzit të bëjnë operacione hulumtimi.

Desktiptiv VS Analitik
1        Hulumtimet deskriptive përfshijnë anketat dhe kërkimet fakt mbledhëse për çështje të ndryshme. Qëllimi kryesor përshkrimi i gjendjes së gjërave, ashtu siç ekziston aktualisht. Karakteristika kryesore është që hulumtuesi nuk ka kontroll mbi variablat/ndryshoret; ai vetëm und të raportojë, se çfarë ka ndodhur ose çfarë po ndodh.
2        Për shembull, frekuencën e pazarit (shoping), parapëlqimet e njerëzve, ose të dhëna të ngjashme.
3        Kjo përfshin përpjekjet e hulumtuesit në zbulimin e shkaqeve edhe atëherë kur nuk kontrollon variablat.
4        Metodat hulumtuese në atë deskriptiv janë metoda anketimi të të gjitha llojeve, duke përfshirë metodat komparative dhe ato korrelacionale.
5        Në hulumtimin analitik hulumtuesit hulumtuesi përdor fakte ose informacione të gatshme dhe i analizon ato, për të bërë vlerësime të rëndësishme të materialit.

Aplikativ VS Fundamental :
Hulumtimi mund të jetë i aplikuar (aksion) ose fundamental (themelor).
1        Hulumtimi i aplikuar synon gjetje e një zgjidhjeje për një problem imediat me të cilin po përballet shoqëria ose një organizatë industriale/biznesore, kur hulumtimi fundamental lidhet kryesisht me përgjithësimin dhe me formulimin e një teorie.
2        Mbledhja e njohurive për hir të njohurisë quhet hulumtim bazik.
3        Hulumtimi  i lidhur me ndonjë fenomen natyror ose me matematikë të pastër janë shembuj të hulumtimit fundamental. Ngjashëm, studimet hulumtuese të lidhura me sjelljen njerëzore të kryera për të pasur një pikëvështrim të përgjithshëm për të janë gjithashtu shembuj të hulumtimit fundamental, por hulumtimi, që synon një zgjidhje konkrete për një prolem social ose biznesor është një shembull i hulumtimit të aplikuar. Hulumtimi për të identifikuar trende politike, sociale ose ekonomike, të cilat mund të ndikojnë tek një institucion i caktuar, ai i marketingut ose ai i vlerësimit janë shembuj të hulumtimit të aplikuar.
4        Pra, qëllimi primar i hulumtimit të aplikuar është zbulimi i një zgjidhjeje për ndonjë problem praktik, që bën presion, ndërsa hulumtimi bazik drejtohet drejt gjetjes së informacionit, që ka një bazë të gjerë aplikimi dhe në këtë mënyrë i shtohet njësive ekzistuese të organizuara të njohurisë shkencore.

Kuantitative VS Kualitative :
1        Hulumtimi kuantitativ bazohet në matjen e kuantitetit ose shumës/masës.  Aplikohet tek fenomenet, që mund të shprehen në terma kuantiteti. Në anën tjetër, hulumtimi kualitativ merr met fenomenet kualitative, si femonene, që lidhen me cilësinë ose llojin. Për shembull, kur jemi të interesuar në hetimin e arsyeve për sjellje njerëzore (pse njerëzit blejnë çokollata dhe jo biskota) ne flasim për një hulumtim kualitativ.  Quantitative research is based on the measurement of quantity
2        Ky tip hulumtimi synon zbulimin e motiveve të brendshme dhe dëshirave, duke përdorur për këtë qëllim intervista të thella. Teknika të tjera të këtij hulumtimi janë plotësimi i vendeve në fjali, historitë e ndryshme,  etj.
3        Hulumtimi i qëndrimeve ose opinionit, hulumtimet për të gjetur se si ndjehen ose mendojnë njerëzit për një subjekt ose institucion të veçantë janë gjithashtu hulumtime kualitative.
Konceptual VS Empirik
Hulumtimi konceptual lidhet me ide abstrakte ose teori. Kryesisht përdoret nga filozofët dhe mendimtarët për të zhvilluar koncepte të reja ose për të riinterpretuar ekzistueset.  Nga ana tjetër, hulumtimi empirik bazohet vetëm tek përvoja ose vrojtimi, shpesh pa i kushtuar rëndësi sistemit dhe teorisë. Është një hulumtim i bazuar tek të dhënat, duke arritur tek konkluzione, të cilat mund të verfikohen nga vrojtimi ose eksperimenti. Mund ta quajmë gjithashtu hulumtim i tipit eksperimental. Në hulumtime të tilla është e rëndësishme të mblidhen fillimisht faktet nga burimi i tyre dhe pastaj të bëhen disa gjëra për të prodhura informacionin e kërkuar. Në një hulumtim të tillë, hulumtuesi duhet të ngrejë një hipotezë pune ose një supozim, si rezultate të mundshme. Pastaj ai mbledh fakte të mjaftueshme për të provuar ose hedhur poshtë hipotezën e tij. Hulumtimi empirik është i përshtatshëm, kur sigurohen prova, që disa ndryshore ndikojnë disa ndryshore të tjera në ndonjë mënyrë. Evidenca e mbledhure nga eksperimentet ose studimet empirike konsiderohet sot si një mbështetje më e fuqishme e mundshme për një hipotezë të dhënë.

Lloje të tjera hulumtimi :
1        Të gjitha tipet e tjera të hulumtimeve janë variacione të një ose më shumë qasjeve të mësipërme, duke u bazuar në qëllimin e hulumtimit ose kohës së kërkuar për të bërë hulumtimin në një mjedis, ku bëhet hulumtimi, ose në bazë të ndonjë faktori të caktuar. Nga pikëpamja e kohës, ne mund ta mendojmë hulumtimin ose një hulumtim për një herë ose hulumtim longitudinal. Në rastin e parë, hulumtimi lidhet me një periudhë të caktuar kohore, kurse në rastin e dytë hulumtimi bëhet në disa periudha kohore.
2        Hulumtimi mund të jetë në terren ose në laborator, ose hulumtim simulativ, duke u varur nga mjedisi, kur kryhet ai.
3        Hulumtimi mund të jetë gjithashtu edhe hulumtim klinik ose diagnostikues. Një hulumtim i tillë ka të bëjë me metodat e rasteve të studimit ose qasjeve të thella për të arritur në marrëdhënie bazike shkakësore. Studime të tilla zakonisht shkojnë thellë në shkaqet e gjërave ose ngjarjeve, që na interesojnë, duke përdorur mostra shumë të vogla dhe pajisje specifike për mbledhjen e të dhënave.
4        Hulumtimi historik shfrytëzon burime historike si dokumente, mbetje, etj. për të studiuar ngjarje ose ide të së kaluarës, duke përfshirë filozofinë e personave dhe grupeve  të çdo kohe.
5        Hulumtimi mund të klasifikohet gjithashtu si i orientuar kah konkluzioni dhe kah vendimi. Në rastin e parë, hulumtuesi është i lirë të kapë një problem, të ridizajnojë kërkimin, gjatë kohës së kryerjes së hulumtimit. Hulumtimi i drejtuar kah vendimi është gjithmonë nevoja e një vendimmarrësi dhe, në këtë rast, hulumtuesi nuk është i lirë të ndryshojë dizajnin e hulumtimit sipas mendimeve të veta.

CILËSITË E SHKRUESIT TË MIRË DHE TEKNIKAT E TË SHKRUARIT MIRË

Një shkrues i mirë, duhet që patjetër:
1        Shkrimi të rrjedhë në mënyrë të zhdërvjellët dhe të lirë
2        Të reflektojë njohuri, pa qenë shumë pretendues
3        Të jetë e këndshëm për të lexuar, pa qenë vulgar
4        Informativ, pa qenë si tekst lajmesh

Për të qenë një shkrues i mirë duhet:
1        Të jemi lexues të mirë
2        Çfarë duhet të lexojmë?
_ Lexoni diçka, që ju intereson
_ Lexoni autorë të ndryshëm për të kuptuar stilin
3        Kanalizojeni shprehinë në një drejtim konstruktiv

Mekanizmat e të shkruarit
1        Mblidhni material:
2         Reflektoni
3         Diskutoni
4         Hulumtoni

5        Lidhja bashkë e ideve dhe mendimeve tuaja:
_ Fjalët : Ndryshueshmëri dhe precizion
_ Fjalitë: Mos i mbigarkoni fjalitë. Por as mos i shkurtoni shumë.
_ Paragrafet: Renditja e fjalive, ndërtimi i lidhjeve.






Strukturimi i drafteve të para
1        Disa shkrues të padurueshëm me planifikimin metodik. Ose mosgjenerim idesh fillestare, ose pamundësi për kanalizim të ideve në
2        Zgjidhja mund të dalë shpejt pas fillimit të shkrimit të tekstit dispozicion.
3        Shkruani sa më shpejt, që të mundeni
4        Vazhdoni të shkruani idetë dhe modelet e reja të ideve
5        Pasi nuk keni më çfarë të shkruani, atëherë vendoseni draftin në mënjanë dhe vazhdoni me planin skicës, se si do të duket punimi juaj final. vazhdoni të shkruani idetë dhe modelet e reja të ideve

Procesi i shkrimit
1        Ekzistojnë pesë hapa në procesin e të shkruarit:
_ Plani i shkrimit
_ Draftimi
_ Rishikimi
_ Redaktimi
_ Paraqitja

Teknika të shkrimit të mirë
1        Shkruaj thjeshtë:
Përdor fjalë të thjeshta: Shumë njerëz mendojnë, se fjalët e ndërlikuara do të impresionojnë lexuesit. Në fakt, ka efektin e kundërt. Për të shkruar qartë, duhet të zgjidhen jo vetëm fjalët më shprehëse, por gjithashtu ato më thjeshta.
Është më mirë të shkruhet:
            klasa në vend të nomenklatura
            zënie fryme në vend të asfiksimi
            e madhe në vend të gjigande
            i vogël në vend të në miniaturë

Përdor fjali të thjeshta:
Është më e lehtë të shkruhen pesë fjali të thjeshta, se sa një fjali e përbërë ose e ndërlikuar. Fjalitë e gjata të stërholluara ia largojnë vëmendjen nga shkrimi lexuesit.

Ekonomizoni fjalët:
Shumica e shkruesve përdorin shumë fjalë në draftet e tyre. Një mentor i mirë i fshin këto fjalë, kur e rishikon punimin. (Një mentor i mirë i redakton ato). Ju duhet të shikoni të mos përdorni ndonjë fjalë më shumë se dhet. Kërkoni për fraza, fjalë dhe fjali, të cilat nuk i shtojnë përmbajtjes asgjë thelbësore.  Ju duhet gjithashtu të keni kujdes nga frazat e stërholluara, të cilat tërheqin vëmendjen nga shkrimi dhe shkruesi. Kujdes nga mburrja, kur shkruani.
Trende jashtëzakonisht ......Trende specifike...
E para herë në Kosovë........Ndër të parat herë....
Punë substanciale................Punë ....
Përkushtim madhor...............Angazhim.....
Arsyeja është, sepse ............Arsyeja është....
Shembull:        Koha, kur u themelua ndërmarrja, ishte më 1999, ndërsa tani ndërmarrja ka 10 vjet veprimtari.  Ndërmarrja u themelua më 1999.

Shmangni përdorimin e klisheve dhe slengut
1        Shkrimi me sleng tregon, se ju jeni i pakujdesshëm dhe nuk shqetësoheni për menaxhimin e përshtypjeve
2        Fjala klishe nënkupton një shprehje të stërpërdorur, një që përdoret për gjëra të ndryshme. Klishetë janë kaq të stërpërdorura, sa ato bëhen të zakonshme, të lodhshme dhe të privuara nga çdo kuptim. Të shkruarit me klishe i tregon lexuesve, që nuk mund të shprehni një ide me fjalët tuaja. Gjeni mënyra më të freskëta për të shprehur vetveten.


3        Siç thotë populli
4        Bukvalisht
5        Diqysh
6        Non stop
7        Fantazi
8        Pa lidhje


Shmangni përdorimin e zhargonit
Mos përdorni zhargon: Çdo grup njerëzish ka një gjuhë teknike të vetën. Kjo quhet zhargon. Grupet përdon shkurtesa ose emra të caktuar të mjedisit të tyre; shkencëtarët përdorin gjëra të tilla në punën e tyre. Këto janë zhargonë. Këto zhargone kuptohen vetëm nga një grup i caktuar. Si shkrues, shmangeni këtë.

Disa teknika shkrimi
Lidhini së bashku – Ju bëni bashkë jo vetëm fjalët, por edhe mendimet. Lexuesve duhet t’ju mundësohet të lexojnë nëpërmjet një pjese të shkrimit pa ndalesa dhe të papritura. Ndërkohë që prezantoni një ide ose pjesë informacioni, mos e bëni këtë pa e lidhur me pjesët e tjera të historisë. Futja e mendimeve të reja pa sqaruar idenë e dhënë, e nxjerr lexuesin nga ekuilibri. Lidheni informacionin e ri me një ide ose informacion të dhënë tashmë.

Jini specifikë: Të folurit me pak fjalë, duke thënë shumë, është shpirti i zgjuarsisë. Ashtu si ju përpiqeni të shmangni dikë, që flet shumë, ashtu veprojnë edhe lexuesit në të njëjtën mënyrë me shkrimet, të cilat kanë dalë jashtë thelbit të mendimit ose vetë mendimeve. Eliminoni gjithçka, që e keni thënë njëherë. Ju duhet të keni saktësi dhe qartësi. Shmangni shkurtësinë e pakujdesshme.

Të tjera
1        Kujdes fjalët e theksuara:
Shumë i mirë – i shkëqyer
Fare përfundimtar - Përfundimtar
Shumë i nevojshëm - kyç
Tepër i saktë – adekuat
Shumë i veçantë – i veçantë
Shumë i dobët – i brishtë

1        Shfrytëzoni fjalë pozitive
Nuk e kujtoi – harroi
Nuk ishte i pranishëm – mungoi
Nuk i kushtoi vëmendje – e injoroi

1        Kërkim për sinonime:
Teknik – specifik, i veçantë
Stoik – i qëndrueshëm, stabël, rezistent