Miriam Cani ka vendosur të provojë veten edhe në fushën e aktrimit, në një film në Gjermani.


Këngëtarja e cila po korr sukses të madh në fushën e muzikës, po ndërmerr edhe një hap tjetër të madh në karrierën e saj.
“Në janar jam e ftuar në audicionin e madh për një rol në filmin kinematografik të famshëm gjerman “Bully”. E pres me padurim ndaj më uroni fat”, ka shkruar këngëtarja në faqen e saj.
Ajo po ashtu do të jetë e pranishme për prezantimin e një çmimi në ceremoninë e ndarjes  së çmimeve muzikore “Award Show” në Gjermani.
Siç duket viti që po vjen do të jetë shumë i suksesshëm për Miriamin, e cila në fillim të janarit do të lansojë këngën e saj më të re.