Chris Brown me flamurin kuqezi !!

Reperi Chris Brown është fotografuar duke mbajtur në duar një flamur të vogël kuqezi.
Besojeni ose jo, por është 100 % e vërtetë. Reperi kontrovers, Chris Brown, i cili së fundi ka qenë pjesë e pandashme e mediave rozë për shkak të lidhjes së tij me yllin Rihanna, si duket e ka edhe një simbol që e pëlqen.

Ai është fotografuar në disa poza të ndryshme, duke mbajtur shumë afër zemrës flamurin tonë kombëtar. Në foto, reperi me famë botërore, Brown, paraqitet së bashku me stilistin e njohur, me prejardhje shqiptare, Ludovik Tunaj, i njohur me emrin e tij artistik, Ludo Lee.

Ndryshe, fotografitë janë bërë mbrëmë gjatë ndarjes së çmimeve Oscar.