Altuna Sejdiut, e njohur me nofkën Tuna, si duket ka filluar të mos i pëlqej më termi “zogu”, sinonim i butë për organin gjenital të femrës.
Në një postim në Twitter, këngëtarja është shprehur e habitur me përdorimin e këtij termi.
“Zogu-č’zogu! O un e kom diapazonin e limitum, ose ju që pe shkruni po harroni rruges tu e thurr lajmin qa keni dasht me thon!”, ka shkruar ajo, duke e vazhduar me një tjetër postim: “Malli per ‘zočka’…”.
Tuna është një prej këngëtareve më të përfolura në shtypin rozë, duke qenë se me paraqitjet e saja, ajo di të jetë provokative shpeshherë.
E fundit ka qenë në spektaklin “X-Factor Albania”, e cila duke falënderuar fansat e saj që po i shkruajnë sms, u ka kërkuar atyre një nder, duke thënë, “Mundësisht, mos e bëni këtë tani sepse e kam vënë telefonin në vibrim dhe në vend shumë të papërshtatshëm”, duke qeshur në fund, që la të nënkuptohet se telefonin e kishte në mes të këmbëve, pikërisht tek “zogu”.