Një lajm shokues që po qarkullon nëpër mediat e huaja, tregon për një shqiptar 44 vjeçar, Kujtim Nicaj, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me një qen të racës “labrador”.
Kujtimi i cili me profesion ishte kurir, është dënuar me 6 vjet heqje lirie nga gjykata e Westchester County. Ai pranoi që kishte kryer sjellje të kundërligjshme me motive seksuale.
E gjitha kjo ka ndodhur në vitin e kaluar në Rye, New York kur shqiptari hyri pa leje në banesën e pronarit, dhe abuzoi seksualisht me qenin e tij 15 muajsh, raporton Daily Mail.
"Një njeri i zhveshur, në banesën tuaj, seks me qenin tuaj, imagjinojeni çfarë çmendurie" tha zoti Kachalsky, avokati mbrojtës i pronarit të qenit.
Rezultatet e ekzaminimeve të fundit, tregojnë që qeni nuk ka asnjë dëmtim të përhershëm fizik dhe se ai vazhdon jetën normale me pronarin e tij.
“Ai është bërë një qen i rrezikshëm pas asaj që ndodhi, saherë që dikush afrohet te dera ai lehë me të madhe”, shton pronari


