Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe IPKO Foundation ju fton te merr pjese !!


Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe IPKO Foundation

ju fton që të merrni pjesë në

Prezantimin e projektit WikiCamp!

Data: 09 janar 2013 (e mërkurë), ora 11h Vendi: Amfiteatri i Vogël, Biblioteka Kombëtare e Universitare, Kati II



Data: 10 janar 2013 (e enjte), ora 11h Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës, BKUK, kati I


Wiki Camp është një projekt që ka të bëjë me diplomacinë digjitale për Kosovën. Organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ka për qëllim krijimin e artikujve profesional në disa fusha të ndryshme të jetës në Kosovë dhe publikimin e tyre në Wikipedia. Pas kësaj, artikujt e vlefshëm do të postohen në Wikipedia në mënyrë që të shtojmë të dhëna për Kosovën, që njerëzit të cilët kërkojnë në internet për shtetin tonë të kenë në dispozicion informata të shumta.

Kjo është mundësia juaj të kontribuoni për Kosovën duke shkruar për të. Ju
mirëpresim!