Shikoni se qfare Strehimore kane pregaditur njerzit qe ti ikun fundit te botes. 21 dhjetori,date e cila konsiderohet Dita e fundit te botes


Llogaritja e kohës sipas Kalendarit Maya, ka filluar para 5125 vitesh. Pra, ka nisur më 3113 p.e.s. e përfundon më 21 dhjetor 2012. Kjo datë e fundit tek shumë njerëz po ngre frikën se do të ndodhë një fatkeqësi e madhe.
Një prej tyre është Ron Hubbard, i cili në Montebello të Kalifornisë ka ndërtuar një bunker luksoz nëntokësor, me divan lëkure, televizion plazma dhe parket druri.
Ai prodhon “strehimore rekreative nga bomba”, të nëndheshme, ndërsa vitin e kaluar biznesi i lulëzoi: ka shitur nga një strehimore në muaj deri te një në ditë.
Bunkeri luksoz për mbrojtje nga bomba e armë bërthamoret dhe kimike, ka shtretër, kuzhinë, tualet, e madje kaminë. Ndërsa, çmimi mesatar është 75 mijë dollarë.
“Unë jam gati për të shkuar poshtë, në strehimoren tim, më 21 dhjetor, meqë e kam”, thotë ai.
Hubbard shton se u ka shitur strehimore edhe astrofizikanëve që besojnë se ka një mundësi "që të na godas një shpërthim i fortë diellor apo ndonjë rrezatim i fuqishëm radioaktiv”.
“Do t’i kaloj tri ditë nën tokë që të jem në të sigurtë. Nëse keni bunker, bëjeni këtë edhe ju. Nuk besoj se do të ndodhë diçka, por kurrë nuk i dihet”, shton ai.
Strehimoret e tij cilindrike kanë një sipërfaqe prej 45 metrash katrorë, me gjatësi 15 dhe gjerësi prej tre metrash. Ato kanë dalje rezervë, me dyer që hapen vetëm nga brenda, si dhe hapësirë hermetikisht të mbyllur për dekontaminim ndërmjet hyrjes dhe hapësirave të qëndrimit.
Hubbard thotë se e ka nisur këtë biznes, meqë ka dashur ta ketë një strehimore, e nuk ishte në gjendje të ndante dy milionë dollarë për t’ia bërë të tjerët.
Pos njerëzve që kanë frikë nga katastrofa, në mesin e klientëve të tij janë gjahtarët, të cilët i përdorin ato si një shtëpiza të gjuetisë, si dhe ata që duan të kalojnë fundjavat e tyre aty. /Telegrafi/