"Fantazma në ashensor", një shaka për sulm në zemër (Video)

Emisioni zbavitës brazilian, "Programa Silvio Santos", është i njohur për shumë prapësi, shaka dhe kamera të fshehura. Megjithatë, loja e tyre e fundit është një torturë e vërtetë.E titulluar "Fantazma në ashensor”, mahia fillon pasherr dhe krejt normalisht. Megjithatë, disa çaste pasi njerëzit futen në lift, dritat “çrregullohen” e pastaj edhe ndalen. Kur ato ndizen, aty shfaqet një vajzë që ngjanë me Samaran nga filmi “Unaza”. Ajo në duar mbanë një kukull dhe pastaj fillon të bërtas.