Adelina Tahiri dhe Lori rrahen gjatë xhirimeve

Adelina dhe Lori kanë pasur një përleshje të ashpër me njëra tjetrën gjatë xhirimeve festive të vitit të ri në televizionin Alsat në Maqedoni.
Përleshje mes këngëtareve tona, nuk është se nuk ka pasur asnjëherë. Edhe kjo, është një përleshje e radhës, por që me kohën pritet të bëjë xhiron e mediave shqiptare.
I gjithë konflikti ka ndodhur kur Lori ka dalur në skenë për të performuar, dhe prapa skenës Adelina së bashku me nënën e saj e kanë përqeshur dhe kanë drejtuar fjalë të këqija për të.
Por, këto spekulime Adelina menjëherë i ka mohuar, duke thënë që as ajo as nëna e saj nuk e kanë përqeshur askënd.
Por, me një fjalë goje, ky problem nuk u zgjidh. Kjo zënkë e ashpër shumë shpejt u kthye në një konfrontim fizik, por kolegët e pranishëm e ndaluan këtë zënkë të shkojë më larg, duke u munduar t’i qetësojnë gjakrat.

Se cila do të jetë marrëdhënia e dy këngëtareve në të ardhmen e afërt pritet të shihet, përndryshe do të mund të shohim një konflikt të ri mediatik, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën mes Rozanës dhe Rrezartës, apo edhe Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit.