Tuna, super-girl i Halloweenit

Tuna është veshur si një super-femër për festën e mbrëmshme të Halloweenit edhe pse po dje më herët ofendoi të gjithë ata të cilët maskohen në këtë natë.
Këngëtarja kërkoi nga të gjitha vajzat shqiptare të mos vendosin maska për natën e shtrigave, por t’i heqin ato në këtë ditë, duke supozuar se ato gjithmonë janë të maskuara. Por në fund të ditës ishte vetë Tuna ajo që vendosi “maskë”.
Ndryshe nga viti i kaluar, kur Tuna u maskua si një infermiere e mbuluar me gjak, këtë vit ajo zgjodhi të maskohet si Super-femër, ndoshta në kërkim për të luftuar të gjitha ato “të maskuara” të cilat i kritikoi më herët.
Maskimit nuk i kanë shpëtuar as djelmoshat e labelit Babastars, Argjentina Ramosaj, Nora Istrefi dhe Valdrin Sahiti. Por në këtë vit dukshëm është vërejtur mungesa e interesit nga vip tanë për natën e Halloween-it