E shiti virgjërinë, por nuk dihet nëse është vërtet e virgjër

Studentja braziliane, Catarina Migliorini, e cila javë më parë e shiti virgjërinë e saj për 780.000 dollarë, mund të përballet me disa probleme. Huffington Post njofton se ekspertët pohojnë se ajo nuk do të mund ta dëshmojë virgjërinë e saj.
Një japonez i quajtur ‘Natsu’ fitoi ekskluzivitetin e virgjërisë së 20-vjeçares gjatë një ankandi në internet, por ekspertët thonë se ai është mashtruar, sepse nuk ka mënyrë për ta dëshmuar nëse Catarina ka kryer marrëdhënie seksuale në të kaluarën.
“Virgjëria zakonisht dëshmohet me shikimin e himenit, por himenet janë të formave dhe madhësive të ndryshme. Prandaj, është vështirë të thuhet nëse virgjëria është humbur me një akt seksual apo me përdorimin e vibratorit”, thotë Bat Sheva Marcus, drejtoreshë e Qendrës për seksualitet femëror në New York.
“Virgjëria nuk mund të vërtetohet me shikimin e himenit, sepse ai mund të shpohet me futjen e tamponëve ose gjatë vrapimit”, pohon gjinekologia kaliforniane, Elizabeth Lyster.
Nga ana tjetër, organizatori i ankandit, Justin Sisley, ka theksuar se vajza është pajtuar për çfarëdo ekzaminimi për të dëshmuar se është e virgjër.