Shumë i përfoluri Vali Corleone disa ditë më parë lansoi këngën e tij të parë “Apsolut”, e cila u realizua nga produksioni i Bleros.
Në portale të ndryshme u përhapën fjalë për bashkëpunimin e tyre, duke pohuar se Blero tashmë ka marrë përsipër menaxhimin e karrierës muzikore të Valit.
Por këngëtari Blero ka reaguar përmes profilit të tij zyrtar në rrjetet sociale duke demantuar çdo gjë në lidhje me atë çfarë është përfolur rreth menaxhimit.
“Info: ju informoj që sa i përket Vali "Corleone" unë i kam punu kangën dhe ndihmu në muzik, menaxher i ti NUK jam !!! ska të bëj ai me mu !!!”, ka shkruar Blero.
Menjëherë pas tij edhe vetë Vali ka thënë se Blero “nuk është më menaxher” i tij.
“Përshëndetje gjithve: ju informoj se Blero nuk është më manageri im. Arsyjet do ti tregoj pas pak, absolut!!! Keni diçka për të thënë, shkruaj në inbox, por like dhe koment mos më bëni ju lutem”, ka shkruar Vali në profilin e ti
