Gjithcka u zhvillua nën drejtimin e Stupcave, të cilët paralajmëruan këngën. I pari që u shfaq ishte Ardit Stafa, ndërsa këngën me tekst fantastik e vazhdoi edhe Ronela Hajati.
Muzikaliteti i përsosur në mënyrë të drejtpërdrejt (unplugged) brenda shtëpisë vazhdoi me Dr. Florin dhe Shqipriun. Kështu me sukses u gërshetua muzika tradicionale, pop dhe rock në një këngë kushtuar 100-vjetorit.
