Njeriu më i gjatë në histori (Foto)

Robert Pershing Wadlow ka qenë njeriu më i gjatë që e njeh historia dhe sot e kësaj dite vazhdon ta mbajë këtë rekord.

Ai njihet si ‘gjiganti i Illinoisit’, pasi lindi dhe u rrit në Alton të Illinoisit.
Për shkak të një çrregullimi, gjëndra e tij e hipofizës i ishte rritur shumë saqë prodhonte sasi anormale të hormonit të rritjes. Ai kishte vazhduar të rritje deri në momentin e vdekjes.
Robert ka ndërruar jetë në vitin 1940, në moshë 22-vjeçare, ndërsa ka qenë i gjatë 2.72 metra dhe ka peshuar 199 kilogramë. /Telegrafi/