Vjedhja me shkopinj

Derisa shumë njerëz turpërohen kur vizitojnë ndonjë restorant kinez, sepse nuk dinë të hanë me shkopinj, eksperti kinez i njohur me nofkën Wang bën vjedhje të pabesueshme me këtë “instrument”.

Nëpër rrjetet sociale kineze janë përhapur disa fotografi, në të cilat shihet hajni në fjalë duke shfrytëzuar shkopinjtë që përdoren për të konsumuar ushqim në Azi në aksionet e tij të vjedhjes.

Ai është specialist në vjedhjen e telefonave të mençur dhe këtë e bën duke iu afruar viktimave dhe duke ua nxjerrë telefonat me shkopinj.

Megjithatë, duket se këtij hajni nuk i mungon as krenaria. Pasi ka parë veten nëpër mediat kineze, ai është dorëzuar në polici. Vjedhjet i ka arsyetuar me faktin se nuk kishte pasur me çfarë ta ushqente vajzën.