Veprimi i pamatur i Ritës (Foto)

Ndërkohë që e gjithë bota është tronditur nga sulmi në Maratonën e Bostonit në SHBA, Rita Ora ka publikuar disa fotografi në të cilat pozon me armë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka marrë kritika të shumta pas publikimit në Instagram të fotografive, ku shfaqej së bashku me këngëtaren dhe aktoren, Adrienne Bailon dhe yllin e R&B, Cassie.
Edhe pse 22-vjeçarja i ka siguruar fansat se arma nuk është e vërtetë, megjithatë ata nuk kanë reshtur së kritikuari veprimin e saj.
Për më shumë, ajo ka marrë kritika edhe për promovimin e armëve dhe inkurajimin e përdorimit të tyre.