Ronaldo i’a arrin të dobësohet


Ka mbërritur në fund të dietës së tij Ronaldo, drejtpërdrejtë në televizion. Para tre muajsh fenomeni brazilian kishte njoftuar se do të ndiqte përpara kamerave, një regjim me bazë gjellësh të shëndetshme, ushtrime fizike dhe kontrolle mjekësore. Ish lojtari e ka kthyer dhomën e tij në një vend të hapur për kamerat, për ti treguar publikut se sa është dobësuar. Përgjigja do vijë të dielën kur Ronaldo do të ngjitet mbi peshore pas tre muajsh. Në fund të shtatorit ish sulmuesi peshonte 118,9 kilogramë dhe objektivi ishte të zbriste deri në 104. Sipas disa mediave braziliane, Ronaldo përveçse ka humbur peshë, ka fituar edhe 6 milion realë, rreth 2.7 milion dollarë, por tv ‘globo’ e mohon këtë lajm.